LAJMI I FUNDIT:

Nis trafiku komercial në pikë kalimin Glloboçicë

Nis trafiku komercial në pikë kalimin Glloboçicë

Dogana e Kosovës sot ka pranuar njoftimin nga pala maqedonase lidhur me lejimin e trafikut komercial përmes Pikë kalimin Glloboçicë.

Dogana maqedonase ka kryer përgatitjet e nevojshme infrastrukturore dhe se tani ka filluar qarkullimi i mallrave komerciale në Glloboçicë.


Sipas Doganës, fillimisht puna është duke rrjedhur normalisht pa ndonjë problematikë. /Telegrafi/