LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit largohen nga Kuvendi, “shpërngulen” para Ministrisë së Brendshme (Video/Foto)

Protestuesit largohen nga Kuvendi, “shpërngulen” para Ministrisë së Brendshme (Video/Foto)

E plotësuar: Pasi përfundoi fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha i tërhoqi protestuesit nga Kuvendi.

Pas një marshimi të shkurtër, protestuesit ndaluan para Ministrisë së Brendshme.

Sipas protestuesve, ata kanë ndaluar aty për të protestuar për personat që janë arrestuar pa të drejtë, sipas tyre, në protestat e mëparshme.

———————–

Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, ka edhe të lënduar

E plotësuar: Që në fillim të saj protesta është shoqëruar me tensione.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur pranë pedonales dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo ka bërë që palët të përplasen mes tyre dhe qytetarët kanë hedhur shashka dhe sende të forta. Raportohet se një person është lënduar në protestë dhe se është gjakosur./Tch/

————————

Nis me tensione protesta në Shqipëri, qytetarët përplasen me policinë

E plotësuar: Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Pas përplasjes së shoqëruar me hedhje shashkash, mësohet që policia ka shoqëruar disa persona.

“Banorët e Unazës së Re kanë dashur të hynë në pedonale, janë masat e policisë që kanë ndaluar kalimin e çdo personi. Është ndaluar hyrja te Toptani dhe Ministria e Brendshme. Ata kanë dashur të hyjnë në kordon, ku edhe po hyjnë deputetët. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të shoqërojë disa prej tyre.”- raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Kujtojmë që banorët e Unazës së Re të cilët prej të paktën 145 ditësh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shtëpitë e tyre i janë bashkuar protestës së opozitës  sot para Kuvendit./Lapsi.al/

——————-

Ka nisur me tension protesta e sotme përpara Kuvendit. Banorët e zonës së “Astirit” janë përplasur me forcat e policisë para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Raportohet se protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar të futen drejtë Pedonales, zonë e cilat është rrethuar nga forcat e rendit dhe nga ku kalojnë deputetët e mazhorancës për të shkuar në Parlament. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori