LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, as sot nuk ka marrëveshje

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, as sot nuk ka marrëveshje
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti (Foto: Ridvan Slivova)

E plotësuar: Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës as sot nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që kanë zhvilluar kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.


Kryetari i LVV-së, Albin Kurti (Foto: Ridvan Slivova)

Kreu i LVV-së, Albin Kurti tha para mediave se do të vazhdojnë prapë takimet dhe se kanë disa dallime me LDK-në.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë më kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë drejt marrëveshjes”, tha ai para mediave.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa (Foto: Ridvan Slivova)

Po ashtu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë një deklaratë dhënë për media tha së biseda me Kurtin ishe përmbajtjesore, por që marrëveshja ende nuk është arritur.

“Patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është vështirë të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm i qëndrueshëm katërvjeçar. Natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës dhe çështjeve të cilat janë harmonizuar deri më tani mes grupeve tona. Kemi çështje tjera për të cilat kemi biseduar me Kurtin sot që të arrijmë një përafrim. Sot nuk ka marrëveshje, ka marrëveshje që të takohemi prapë dhe të afrohemi”, tha ai.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor, ku ka shpallur Lëvizjen Vetëvendosje partinë fituese. /Telegrafi/

E plotësuar: Ka rifilluar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur para takimit me kryetarin e LDK-së.

Ai ka thënë se sot do të vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, në të cilën unë si kryeministër do t’i kem 12 ministri në kabinetin qeveritar. Deri më sot kemi harmonizuar programin qeverisës në mënyrë të plotë 100 %, uroj dhe shpresoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të atyre 12 ministrive për të cilat tashmë jemi marrë vesh”, ka thënë Kurti.

Takimi Kurti-Mustafa, pauzë gjysmë ore

E plotësuar: Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një ore takim të mbajtur, kanë dalë në pauzë.

Kështu tha para mediave lideri i LVV-së, Albin Kurti.

“Jemi në pauzë, takimi vazhdon prapë sot”, ka thënë Kurti.

Asnjëri nga liderët e dy partive nuk ka dhënë detaje tjera nga takimi. /Telegrafi/

Nis takimi Kurti-Mustafa

Ka nisur takimi i dy liderëve të partive politike, atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në përpjekje për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur para takimit të sotëm me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se sot do të vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Kurti nuk tregon se a do të nënshkruhet marrëveshja: Shpresoj që do të merremi vesh për ndarjen e ministrive
Lexo po ashtu Kurti nuk tregon se a do të nënshkruhet marrëveshja: Shpresoj që do të merremi vesh për ndarjen e ministrive

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, në të cilën unë si kryeministër do t’i kem 12 ministri në kabinetin qeveritar. Deri më sot kemi harmonizuar programin qeverisës në mënyrë të plotë 100 %, uroj dhe shpresoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të atyre 12 ministrive për të cilat tashmë jemi marrë vesh”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se bisedimet do të fillojnë tash dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.

I pyetur se a do të ketë sot marrëveshje, Kurti është shprehur se “Marrëveshja është marrëveshje midis dy palëve, kur të merremi vesh do të ketë marrëveshje”.

Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori