LAJMI I FUNDIT:

Nis revitalizimi i dy urave në Gjakovë

Nis revitalizimi i dy urave në Gjakovë

Revitalizimi i dy urave me vlerë arkeologjike, turistike dhe kulturore, ajo e Terzive dhe e Tabakëve në Gjakovë, do të nisë sot.

UNDP njofton se Komuna e Gjakovës, Zyra e Bashkimit Evropian (BE) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të fillojnë punimet në revitalizimin e urave nga ora 14:00.


Punimet në këtë projekt që do të zgjasin tre muaj, përfshijnë: zbukurimin e ambientit përreth urave, krijimin e shtigjeve të reja, vendosjen e ulëseve, elektrifikimin dhe shënimet historike / interpretimin e vendndodhjes.