LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Veteranët protestojnë

Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

Përditesuar 15/07/2023 17:52

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po protestojnë në Prishtinë, lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha të premten se ata nuk janë organizator, por e mbështesin protestën. Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së po ashtu kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.


Veteranët e UÇK-së dhe opozita akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga Ligji për pagën minimale. Protestën e përkrahin PSD-ja dhe deputetë nga partitë opozitare.

Më poshtë Telegrafi ju sjell zhvillimet gjatë protestës në kohë reale:

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-15-2023 18:42:58" ["time"]=> string(16) "15/07/2023 18:42" ["update"]=> bool(false) } 15/07/2023 18:42

Protesta e veteranëve përfundon e qetë

Pas rreth 30 minutave, ka përfunduar protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovs, ku pati mesazhe politike kundër Qeverisë së Kosovës.


Protesta ishte paqësore, dhe nuk pati asnjë incident.

Veteranët kanë kërcënuar me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale.

Në këtë protestë, u kërkua që veteranët e luftës, të trajtohen me dinjitet.

Përveç organizatave të veteranëve të luftës, këtë protestë e përkrahën edhe disa parti politike, si PDK, AAK, PSD e të tjera.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-15-2023 18:37:43" ["time"]=> string(16) "15/07/2023 18:37" ["update"]=> bool(false) } 15/07/2023 18:37

Qerkini-Kurtit: Nuk mund t’i gënjesh ata që i ke gënjyer para dy vitesh


Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, në protestën e sotme i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë me thirrjen “kthejuni popullit”.

Duke folur për kryeministrin, Qerkini ka thënë se “ai nuk mund t’i gënjejë qytetarët siç ka bërë para dy viteve”.


Deklarimin e plotë e gjeni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-15-2023 18:36:27" ["time"]=> string(16) "15/07/2023 18:36" ["update"]=> bool(false) } 15/07/2023 18:36

Ajeti: Për veteranët e UÇK-së hala po pyeten kriminelët serbë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Ajeti, duke folur para protestuesve të mbledhur në Prishtinë, tha se për veteranët e UÇK-së ende po pyeten kriminelët serbë.


“Kushdo do të kishte menduar sot se 25 vjet pas luftës do të dilnim këtu për të kërkuar liri dhe të drejtat tona. Sot, ato nuk po na mohohen nga një regjim i tmerrshëm si i Millosheviqit, por nga qeveria e shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim tonën”, tha Ajeti.

“Dita paska ardhë – Sot jemi këtu para Qeverisë së Kosovës së pavarur që e kemi çliruar me gjak e sakrificë, e ne të cilën, për veteranet e UCK hala po pyeten kriminalët serbë, që na rrahine vrasin policët në veri. Kjo nuk na ka zënë në befasi. Sulmet e befasishme të armikut i kemi kthyer në kundërsulme. Prandaj sot jemi këtu, që me fjalën e lirë t’i japim përgjigje këtij trajtimi të padinjiteteshëm që po i prek kufijtë e tradhtisë”, ka shtuar ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-15-2023 18:08:44" ["time"]=> string(16) "15/07/2023 18:08" ["update"]=> bool(false) } 15/07/2023 18:08

Protesta e veteranëve nis me himnin kombëtar

Protesta e veteranëve të UÇK ka nisur me intonimin e himnit kombëtar dhe aty tanimë po shihen mijëra veteranë.


Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht Ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-15-2023 18:04:08" ["time"]=> string(16) "15/07/2023 18:04" ["update"]=> bool(false) } 15/07/2023 18:04

Pankanartat në duart e protestuesve “Mimozë: Ti fyeji veteranët…”


“Mimozë: At kallxoj “Radoja” se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”,  “Mimozë: Ti fyej veteranët e Jabllanoviqi “nënat” e tyre”.”Dorëhiqu Mimozë”…, janë disa nga pankartat që protestuesit sot po mbajnë në duar në protestës që tashmë ka filluar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-15-2023 17:56:47" ["time"]=> string(16) "15/07/2023 17:56" ["update"]=> bool(false) } 15/07/2023 17:56

Nis protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë