eksperti ad

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë ka filluar pranimin e mbeturinave nga personat fizikë në deponitë sanitare të Mirashit, Landovicës, Velekincës dhe Dumnicës.

Sipas njoftimit, pranimi i mbeturinave do të bëhet çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 16:00.


"Tarifa është 10.31 euro për ton, ndërsa pagesa mund të kryhet vetëm me kartelë bankare", thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim në këto deponi pranohen mbetjet e ndërtimit dhe demolimit, mobiliet, pajisjet shtëpiake të dëmtuara, si dhe kategori të tjera të lejuara sipas legjislacionit në fuqi.

"Ndërkaq, nuk pranohen mbeturinat e rrezikshme, mbeturinat e lëngshme, materialet eksplozive, radioaktive dhe infektive, mbeturinat që përmbajnë azbest, si dhe çdo lloj mbetjeje tjetër e ndaluar me ligj. Ftojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për një menaxhim të përgjegjshëm të mbeturinave dhe të kontribuojnë në mbajtjen e Komunës sonë të pastër dhe me një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/