LAJMI I FUNDIT:

Nis ndërtimi i hekurudhës moderne 210 milionëshe, pritet të punësohen 160 persona

Nis ndërtimi i hekurudhës moderne 210 milionëshe, pritet të punësohen 160 persona

Infrakos ka nënshkruar kontratës me Generale Construzioni Ferrovarie (GCF), për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një ditë feste për Kosovën.


“Sot është një ditë feste në Kosovë pasi nga sot fillojnë punimet për rehabilitimit të një segmenti të rëndësishëm që është fushë Kosovë -Hani i Elezit. Punimet zgjasin 24 muaj dhe i bie që në fillim të viti 2021 kemi hekurudha të mira. Anët e mira të ditës së sotme se ky është një investim i përbashkët, investon Kosova dhe BE-ja”, tha Haradinaj.

Sipas tij, me këtë projekt do të hapen edhe vende të reja pune.

Ndërsa u zotua se në pranverën e vitit 2021 hekurudhat do të jenë të përfunduara deri në Merdare e në Leshak.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u shpreh se investimi në hekurudha është një lajm i mirë.

“Sot po fillon diçka e re për hekurudhën e Kosovës, do të ndodh investimi në hekurudha. Trenat do të kenë mundësi të zhvillojnë shpejtësi deri në 150 km në orë. Nga sot 210 milionë euro para të siguruara nga Qeveria e Kosovës përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Edhe sistemi hekurudhor në Kosovë është prioritet për qeverinë”, tha Lekaj.

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi, tha se me këtë investim Kosova do të ketë një hekurudhë moderne.

“Që nga nesër do të fillojnë punimet, besoj që kemi bërë një përgatitje të mirë dhe do të kemi një linjë që do të jetë moderne dhe i bashkon të gjitha kriteret e BE-së”, u shpreh tha Thaçi.

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Luigi Brusa, tha se kjo hekurudhë do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës.

“Jemi duke nisur një udhëtim, por ky është një udhëtim i vërtetë, sepse do të ketë një ndikim shumë pozitiv nga ky investim në ekonominë e Kosovës. Është një investim i vërtetë sepse do të krijohen rreth 160 vende pune”, u shpreh Brusa. /Telegrafi/