Në oborrin e Rektoratit është hapur edicioni i shtatë i Panairit të Karrierës organizuar nga Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Qendra për Zhvillim të Karrierës e UP-së.
Në këtë panair po marrin pjesë kompani, institucione dhe organizata të ndryshme të cilat po ofrojnë për studentët, informacione rreth punësimit, punës praktike, trajnimeve, bursave etj.
Në hapjen zyrtare të Panairit të Karrierës, Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema tha se Universiteti i Prishtinës përkundër vështirësive që ka, ekzistojnë kapacitete solide në zhvillim.
“Qëllimi i Panairit Virtual të Karrierës është vendosja e kontakteve ndërmjet përfaqësueseve të tregut të punës dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës. Këto kontakte do të mundësojnë një angazhim në punë ose punë praktike të studentëve tanë por edhe punë në orientim për zhvillim në karrierë përmes mësimit joformal siç janë kurset , trajnimet që do të jenë pikërisht nga kjo platformë”, tha ai.
Më tej, Dema theksoi se kjo platformë shërben si mundësi që studentët të tregojnë përgatitjen e tyre profesionale të përfituar gjatë studimeve.
Ai njëherit tha se punësimi është kërkesë edhe e Kartës së Bolonjës në të cilën Kosova pretendon të anëtarësohet.
“Punësimi është njëra ndër tri kërkesat themelore të Kartës së Bolonjës në të cilën Kosova ka kohë që synon të anëtarësohet. Andaj bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës me tregun e punës dhe krijimi i mundësive për çasje të studentëve në këtë treg është tregues i asaj sa kemi arritur që kurrikulën tonë t’ia përshtatshim kërkesave të punës dhe të kuptojmë se në çfarë mase duhet të bëjmë ndryshime që të jemi të suksesshëm në të ardhmen”, u shpreh ai.
Teuta Pustina, Prorektore për zhvillim dhe cilësi në Universitetin e Prishtinës tha se platforma virtuale mundëson që studentët në kohë reale të marrin informatat dhe të njihen me mundësitë që ofron tregu i punës.
“Platforma virtuale është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informata për mundësit që ofron tregu I punës dhe për këshillat për edukim dhe orientim në karrierë. Moto e këtij edicioni qëndron: komuniko virtualisht, krijo mundësitë e zhvillimit të karrierës”, u shpreh ajo.
Për sa i përket cilësisë së arsimit në Kosovë, Pustina vlerësoi se janë studentët ata që e kanë rol kyç në ngritjen e nivelit arsimor duke u shprehur se studentët janë katalizatorët e ruajtjes së cilësisë në Universitet.
Në hapjen e Panairit të Karrierës folën edhe përfaqësues nga kompanitë dhe institucionet që kishin ardhur të prezantojnë veten.
Shpresim Gashi, nga Kompania “Arbëria” tregoi se kjo kompani është themeluar në vitin 1992 dhe ka të punësuar 70 persona. Ai tha se tash kanë filluar të eksportojnë ujin e Alpeve edhe në Arabinë Saudite.
“Kompania jonë mirret me prodhimin e ujit të Alpeve me një lartësi mbidetare prej 1200 metrave dhe është I vetmi ujë bio në regjion. Dhe duke iu falënderuar së pari natyrës dhe cilësisë së ujit kemi filluar eksportin edhe në Arabinë Saudite. Poashtu na gëzon fakti se mund të mbështesim çdo herë panaire të këtij lloji pasiqë edhe moto e kompanisë është t’I përkrahim të gjithë për dije”, tha Gashi.
Agron Gashi nga “Meridian” u shpreh se kanë bashkëpunim shumë të mirë me Universitetin e Prishtinës.
“Mua më vjen mirë që organizime të tilla iu mundësojnë studentëve tanë, rinisë tonë që të besojnë më shumë në këtë vend që gjejnë një vend afatgjatë të punës të cilat po iu mundësohen nga bizneset këto ditë”, u shpreh ai.
Nga institucionet prezentë në panairin e sotëm ishin edhe përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që kishin ardhur për të informuar studentët me mundësitë që ofrohen për ta dhe të diplomuarit .
Panairi Virtual i Karrierës do të zgjas tri ditë më ç’rast studentët do të kenë rastin të njihen nga afër me mundësitë që ndërmarrjet ofrojnë ta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit