LAJMI I FUNDIT:

Nipi i Robert F. Kennedy dhe ish i dashuri i Taylor Swift, Conor thotë se u regjistrua fshehurazi të luftonte në Ukrainë

Nipi i Robert F. Kennedy dhe ish i dashuri i Taylor Swift, Conor thotë se u regjistrua fshehurazi të luftonte në Ukrainë

Conor Kennedy, nipi i ish-senatorit amerikan dhe Prokurorit të Përgjithshëm Robert F. Kennedy, zbuloi në Instagram se u regjistrua fshehurazi për të luftuar në Ukrainë. Sipas mesazhit të Kennedyt, ai tani është në shtëpi pasi luftoi me Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës.

Djaloshi 28-vjeçar ka publikuar një imazh në Instagram, ku mesa duket shfaqet me uniformë ushtarake ukrainase. Në mbishkrim, Kennedy thotë se ishte “thellësisht i prekur nga ajo që pashë se po ndodhte në Ukrainë gjatë vitit të kaluar”.


“I thashë një personi këtu [në SHBA] ku isha dhe një personi atje [në Ukrainë] emrin tim të vërtetë”, tha ai duke shtuar se “Nuk doja që familja apo miqtë e mi të shqetësoheshin dhe nuk doja të trajtohesha ndryshe atje”.

Ai tha se nuk kishte përvojë të mëparshme ushtarake “dhe nuk ishte një gjuajtës i mirë”, por “mund të mbante gjëra të rënda dhe të mësonte shpejt”.

“Unë isha gjithashtu i gatshëm të vdisja atje”, shkruan ai. “Kështu që së shpejti ranë dakord të më dërgonin në frontin verilindor”.

Kennedy tha se koha e tij në Ukrainë ishte e shkurtër dhe i pëlqente të ishte ushtar më shumë sesa priste.

“Unë gjithmonë do t’u detyrohem atyre për shembullin e tyre. E di se jam me fat që u ktheva, por gjithashtu do të merrja sërish të gjitha rreziqet”, tha ai.

Kennedy e quajti luftën të tmerrshme dhe lavdëroi njerëzit trima që takoi. Ai inkurajoi të tjerët të bashkoheshin me legjionin ose të ndihmonin në mënyra të tjera, si dërgimi i furnizimeve mjekësore.

Kennedy është djali i Robert F. Kennedy Jr. dhe gruas së tij të parë, Mary Richardson Kennedy. Ai bëri bujë për lidhjen me Taylor Swiftin në vitin 2012. Gjyshi i tij u vra në vitin 1968 ndërsa kandidonte për president dhe xhaxhai i tij, presidenti John F. Kennedy Jr., u vra në vitin 1963 ndërsa ishte në detyrë.

“Ti je njeriu më i guximshëm që kam njohur, dashuria ime”, ka shkruar e dashura e tij, këngëtarja Giulia dhe shtoi, “Të isha larg teje dhe të shqetësohesha për gjithë ata muaj ishte tepër e vështirë, por ne e mbajtëm besimin tonë gjatë gjithë rrugës, dhe dua t’ju them edhe një herë se sa krenare jam me ty”.

Ndryshe, lufta në Ukrainë filloi në muajin shkurt, kur presidenti rus, Vladimir Putin filloi një sulm të paprovokuar ndaj shtetit ukrainas.

Rusia nisi sulme të reja ajrore këtë javë, duke këmbëngulur se synon vetëm instalimet e energjisë. Rusia ka bllokuar furnizimin me energji dhe ujë të Ukrainës gjersa ndërprerjet e energjisë po përhapen në të gjithë vendin, civilëve u kërkohet të kursehet energjia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori