Nintendo ka ulur parashikimet për shitjet e konsolës së saj të lojërave të dorës Switch me 1.5 milionë njësi.

Gjigandi i lojërave me bazë në Kioto tani thotë se pret të shesë 24 milionë njësi këtë vit financiar – pasi kishte parashikuar më parë shitje prej 25.5 milionë njësi.

Prodhuesi Animal Crossing tha se parashikimi i ri ishte për shkak të një ndryshimi në planin e tij të prodhimit, për shkak të efekteve të mungesës së gjysmëpërçuesve në mbarë botën, raporton bbc.

Dizajnerët e çipave ARM kohët e fundit paralajmëruan se mungesa mund të vonojë dhuratat e Krishtlindjeve.

“Parashikimi ynë i dërgesave për gjysmën e dytë u reduktua për shkak të ndryshimit të planit tonë të prodhimit sepse ka mungesë globale të gjysmëpërçuesve”, njoftoi Nintendo.

“Nga ana tjetër, ne rishikuam parashikimin e softuerit Nintendo Switch”, tha ai, duke parashikuar se do të shiste 10 milionë lojëra më shumë sesa mendohej më parë, duke e çuar totalin në 200 milionë.

Ndryshe, një numër i kompanive të tjera kanë parashikuar probleme të furnizimit duke përfshirë edhe industrinë e veturave. /Telegrafi/