LAJMI I FUNDIT:

Nintendo 3DS pa dyqan online

Nintendo 3DS pa dyqan online

Drejtori i kompanisë Nintendo, Satoru Iwata, ka njoftuar në konferencën për investitorë se konzola e lojërave 3DS e kësaj kompanie me paraqitjen e saj nuk do të ketë as shfletuesin e vet, e as dyqanin online të lojërave.

Kështu, kjo konzolë tredimensionale nuk do të ketë opsionin e shkarkimit nga interneti, së paku jo deri në përditësimin e parë zyrtar të sistemit në maj.

Kompania japoneze tani për tani nuk ka sqaruar arsyet e mospranisë të këtyre opsioneve, por supozohet se arsye për këtë është përpunimi i dyqanit aktual të përmbajtjeve të kompanisë.


Dyqani i ri online do të “ridizajnohet rrënjësisht” kur merret parasysh se dyqani DSiWare është e ngadalshme, e bazuar në shfletues. /Telegrafi/