LAJMI I FUNDIT:

Nimetz: Të dy palët janë të vendosura për të gjetur zgjidhje, procesi vazhdon (Video)

Nimetz: Të dy palët janë të vendosura për të gjetur zgjidhje, procesi vazhdon (Video)

Ndërmjetësuesi i OKB-së në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Maathew Nimetz, pas takimit të përbashkët me shefat e diplomacisë së dy vendeve, Nikolla Dimitroc dhe Nikos Kotzias në Vjenë, tha se kanë pasur diskutim intensiv, në të cilin të dy palët kanë treguar respekt të ndërsjellë.

“Të dy palët janë të vendosura që të gjejnë zgjidhje dhe procesi do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, tha Nimetz pas takimit që u mbajt në zyrën e OKB-së në Vjenë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërsa ministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, pas takimit nuk dhanë deklaratë për media.

Kurse kryeministri Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme deklaroi se pret që të bëhet një hap përpara në takimin e sotëm në Vjenë.

Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, sot ka deklaruar se Athina gjatë bisedimeve ka bërë lëshime, ndërsa tani është radha e Shkupit./Telegrafi/