LAJMI I FUNDIT:

Nimanbegu: Populli shqiptar kontribuoi në krijimin e Malit të Zi

Nimanbegu: Populli shqiptar kontribuoi në krijimin e Malit të Zi

Genci Nimanbeg ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për festën e Pavarësisë dhe veçanërisht, siç theksoi ai, “popullin autokton shqiptar”.

“Kemi dhënë një kontribut në krijimin e shtetit të Malit të Zi, me qëllim që të mundësojmë dhe sigurojmë barazi, zhvillim ekonomik dhe përfaqësim autentik që na është mohuar për dekada të tëra”, tha ai.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi shtoi se shqiptarët presin me padurim mundësinë për t’u dhënë përgjigje dhe zgjidhje sfidave me të cilat përballen të rinjtë dhe shoqëria në tërësi në një kohë kur drejtimi euroatlantik vihet në pikëpyetje, raporton rtcg.


“Për ne këto janë synime madhore për të cilat do të insistojmë dhe do të përpiqemi edhe më shumë se më parë. Ne vlerësojmë rëndësinë që Mali i Zi i pavarur ka në rajonin tonë me politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit”, përfundoi ai.

Ndryshe, statusi i bashkimit midis Malit të Zi dhe Serbisë u vendos me një referendum për pavarësinë e Malit të Zi më 21 maj 2006. U hodhën gjithsej 419,240 vota, që përfaqësonin 86.5 për qind të elektoratit; 230.661 vota (55.5 për qind) ishin për pavarësinë dhe 185.002 vota (44.5 për qind) ishin kundër.

Kjo tejkaloi ngushtë pragun prej 55 për qind të nevojshëm për të vërtetuar referendumin sipas rregullave të vendosura nga Bashkimi Evropian. Sipas komisionit zgjedhor, pragu i 55 për qind u kalua me vetëm 2300 vota. Serbia, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara njohën të gjithë pavarësinë e Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Amerika
Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Evropa
Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur

Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur

Amerika
Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Evropa
Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Azia
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Kalo në kategori