LAJMI I FUNDIT:

Nimanbegu: Ofendimet ndaj Abazoviqit, janë fyerje ndaj kombit shqiptar

Nimanbegu: Ofendimet ndaj Abazoviqit, janë fyerje ndaj kombit shqiptar

Kryetari dhe deputeti i partisë Forca, Genci Nimanbegu, ka dënuar fyerjet ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilat janë dëgjuar mbrëmë nga qytetarët e mbledhur para godinës së televizionit rtcg.

Një grup ekstremistësh kanë brohoritur parulla anti shqiptare teksa po iu drejtohet atyre Abazoviq.


Ekstremistë proserbë sulmojnë verbalisht Abazoviqin: Nuk na komandojnë shqiptarët
Lexo po ashtu Ekstremistë proserbë sulmojnë verbalisht Abazoviqin: Nuk na komandojnë shqiptarët

Nimanbegu ka vlerësuar se fyerjet nuk janë vetëm personale, por edhe “për mbarë kombin shqiptar”.

“Dënojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar, zv.kryeministrit Dritan Abazoviq me bazë nacionale nga ana e protestuesve para RTMZ sonte në Podgoricë. Këto ofendime nuk janë vetëm personale por ofendim të gjithë popullit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në emër të partisë, ai u bëri thirrje të gjithë akterëve politikë në pjekuri politike dhe njerëzore ndërsa tha se thirrjet për protesta dhe akuzat për tradhti janë të papërgjegjshme dhe manipuluese të qytetarëve.

“Vetëm me dialog mund që të dilet nga situata e cila është përgjegjësi e ekstremizimit politikë nga ana e përfaqësuesve politikë të subjekteve qeveritare aktuale”, pohoi Nimanbegu.

Ndërkohë, ai gjatë një interviste ka zbardhur tre opsionet që e presin shtetin malazez për të përfunduar krizën.

“Qeveria aktuale ka përfunduar misionin e saj dhe në periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedhë mes dy koncepteve – qeveri e pakicës apo teknike, ose të shkurtojë mandatin e Kuvendit dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe kreu i Lëvizjes Qytetare URA-s, Dritan Abazoviq.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviqit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori