LAJMI I FUNDIT:

Nimanbegu: Aleanca Shqiptare e Malit të Zi është kundër Ballkanit të Hapur

Nimanbegu: Aleanca Shqiptare e Malit të Zi është kundër Ballkanit të Hapur

Bartësi i listës së Aleancës Shqiptare në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, thotë se fokusi i atij koalicioni janë çështjet ekonomike, por edhe identitare dhe të drejtat.

Nimanbegu tha se pas zgjedhjeve janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë që synojnë kursin euroatlantik të Malit të Zi, të cilat kanë plane dhe synime të qarta ekonomike dhe që jo më pak e rëndësishme, kanë synime reale për afirmim dhe përmirësim të mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.


Ai gjithashtu ka pohuar se nuk mbështetin nismën rajonale ekonomike e njohur si Ballkani Hapur, raporton rtcg.me.

“Ne nuk e mbështesim Ballkanin e Hapur sepse nuk përfshin të gjitha vendet e Ballkanit. Gjithashtu ky projekt nuk i përfshin të gjithë shqiptarët sepse i lë jashtë shqiptarët nga Kosova. Ne besojmë se Mali i Zi, si një ekonomi e vogël, synon Bashkimin Evropian dhe jo Ballkanin e Hapur, i cili sipas bindjes dhe mirëkuptimit tonë do të ndikojë negativisht në qëndrueshmërinë ekonomike dhe në këtë mënyrë do të ngadalësojë rrugën drejt BE-së”, tha ai.

Në fund, duhet theksuar se për çështje të tilla nevojitet një konsensus i gjerë i të gjithë akterëve politikë, me përfshirjen e individëve nga profesione dhe fusha të ndryshme, të cilët me analizën e duhur do të përcaktojnë se çfarë përfiton dhe çfarë humbet vendi me Ballkanin e Hapur, deklaroi ai.

Ndryshe, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e Ballkanit të Hapur ndërsa Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina marrin pjesë si vëzhgues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori