LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Presim fitore të pastër të koalicionit “Mundemi”

Nikollovski: Presim fitore të pastër të koalicionit “Mundemi”

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Ljupço Nikollovski, pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë për shtyp tha se presin fitore të koalicionit “Mundemi”, që e udhëheq LSDM-ja.

Ai shtoi se dita e zgjedhjeve ka kaluar në atmosferë demokratike dhe të sigurt për qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kishim ditë zgjedhore demokratike dhe të sigurt për qytetarët, siç i ka hije një shteti demokratik që aspiron të anëtarësohet në BE. Falënderoj të gjithë qytetarët që na mbështetën. Jemi dëshmitarë të procesit zgjedhor demokratik dhe profesional dhe për këtë duhet të jemi krenar. Konfirmojmë se institucionet tona mund të sigurojnë zgjedhje fer dhe demokratike”.

“Presim të arrijnë rezultatet e para dhe presim që ata t’i konfirmojnë anketat dhe disponimin e qytetarëve që i kemi parë gjatë fushatës. Presim fitore të pastër të LSDM-së dhe koalicionit ‘Mundemi'”, tha mes tjerash Nikollovski.

Ai tha se edhe partitë tjera do të urojnë shtetin për këtë ditë, duke iu referuar procesit zgjedhor./Telegrafi/