LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: OBRM-PDUKM kërkon që të mos shtyhet votimi për ndryshimet kushtetuese

Nikollovski: OBRM-PDUKM kërkon që të mos shtyhet votimi për ndryshimet kushtetuese

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski theksoi se në seancën e Komitetit Ekzekutiv të Partisë u debatuan tre konkluzione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për “TV21” thotë se një nga konkluzionet ishte falënderimi për deputetët që i qëndruan besnik qëndrimit të tyre, që është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.


Nikolloski shtoi se dy konkluzionet e tjera kanë qenë që të mos shtyhet votimi për amendamentet kushtetuese sepse vetë shumica e ka caktuar për 18 gusht dhe është e drejtë të votohet.

“Duke pasur parasysh se nuk kanë shumicë prej 2/3, kërkojmë sa më parë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka shtuar Nikoloski.

Nikolloski gjithashtu thotë se në vend nuk mund të kryejë asnjë punë elementare nëse nuk ka ndonjë mik apo nëse nuk jep ryshfet.

“Një person nuk mund të kryejë një punë bazë nëse opsioni a – pa shok apo opsioni b – nuk jep ryshfet,” thotë Nikolloski

Sipas tij, është kështu sepse ata në nivelet më të ulëta shohin se ka korrupsion në krye dhe thonë me vete “nëse ata bëjnë miliona, mund të bëjmë edhe ne diçka”.

“Një shtresë e gjerë e shoqërisë është e korruptuar”, shtoi Nikolloski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori