Ngritja e murit në veri të Mitrovicës mund të nxisë tensione mes serbëve të Kosovës dhe kosovarëve. Kështu po konsiderojnë njohës të çështjeve të sigurisë. Sipas tyre, është Serbia ajo që po vepron kundër normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Burim Ramadani, në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se muri ka prodhuar tensione dhe zgjidhja e vetme është ajo politike.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të jenë të palëkundura në heqjen e murit.
“Institucionet e Kosovës duhet të jenë maksimalisht të matura, por të palëkundshme në heqjen e murit dhe mureve të ardhshme. Normalisht se gjendja faktike pas ndërtimit të këtij muri ka prodhuar një tensionim, por zgjidhja e përgjithshme dhe afat-gjate është zgjidhja politike. Nuk do mend se ky mur apo muret e ardhshme duhet të largohen. Porse, problemi me serbët dhe Serbinë nuk largohet me heqjen e murit”, është shprehur ai.
Sipas Ramadanit, muri është mesazh i qartë se shteti i Kosovës do të ketë vështirësi dhe probleme të njëpasnjëshme me komunitetin serb të atjeshëm, sikurse edhe me agjendën politike të Serbisë.
Në anën tjetër, Avni Islami ka kërkuar llogari edhe prej institucioneve si Inteligjenca e Policisë dhe AKI-ja. Ai ka thënë se këto institucione është dashur të reagojnë para se të reagojë populli.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Islami ka thënë se ky mur është “mollë sherri” dhe situata mund të eskalojë shumë lehtë.
“Pyetja shtrohet kush lejoi që të ndërtohet ky mur, natyrisht se përgjegjësi i vetëm është qeveria e Kosovës. Nëse ka pas njohuri se po ndërtohet ky mur pse ka lejuar të bëhet kjo ndarje, e nëse nuk ka pas njohuri ku janë institucionet varëse të saj siç janë inteligjenca e policisë dhe ajo e AKI –së , të cilat e kanë për detyrë në mbledhjen, grumbullimin, analizimin e të dhënave dhe rekomandimin drejtuar Qeverisë se Kosovës. Si është e mundur që vetëm pasi reagoi populli atëherë filluan institucionet të merren me murin. Ai muri është ‘mollë sherri’, dhe se shumë lehtë mund të eskalojë situata. Duhet që menjëherë të ngrihet kjo çështje me urgjencë në Bruksel dhe të mos shkohet ma tutje biseda boshe e shtere sepse edhe ashtu nuk po zbatohen marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë ai.
Sipas analistëve, me ngritjen e murit serbët kanë treguar se nuk janë të interesuar që të bëjnë jetë normale me shqiptarët e Kosovës dhe se kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq nuk i intereson as qytetari serb që jeton në veri. /Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron