LAJMI I FUNDIT:

Ngritet solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës

Ngritet solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, sot është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës.

Në praninë e krerëve shtetëror, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit në oborrin e Qeverisë.


Aktivitetet për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë kanë vazhduar me homazhe te shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, për të vazhduar në kompleksin e Familjes Jashari në Prekaz. /Telegrafi/