LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë për inspektorët e MTI-së të arrestuar për ryshfet

Ngritet aktakuzë për inspektorët e MTI-së të arrestuar për ryshfet

Muaj më parë Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Ferizaj kishte arrestuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut dy inspektorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Inspektorët e arrestuar akuzoheshin për marrje të ryshfetit, ndërkaq Prokuroria e Ferizajt atë kohë u kishte caktuar masnë e ndalimit prej 48 orësh.


E me të marrë infromatën për arrestimin e tyre, MTI-ja kishte marrë vendim për pezullimin e tyre.

Mirëpo, Prokuroria Themelore në Ferizaj tashmë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për të dy inspektorët në fjalë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfrimuar zëdhënsja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi.

“Për rastin për të cilin keni pyetur ju informoj se Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 27.05.2016, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër dy personave për veprën penale: Marrja e ryshfetit, nga neni 428 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kozmaqi.

Ndërkaq në MTI kanë bërë të ditur se vendimi për pezullim nga puna vazhdon të mbetet ende në fuqi deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e organeve të drejtësisë.

Të paktën kështu ka thënë për Telegrafin, shefi i Kabinetit në MTI, Lulzim Krasniqi.

“Vendimet për pezullim nga puna për të dy inspektorët në fjalë janë ende në fuqi dhe kjo masë do të vazhdoj deri në vendimin përfundimtar nga organet e drejtësisë – ashtu siç është e përcaktuar në legjislacionin në fuqi për shërbimin civil në Republikën e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Njëri nga inspektorët e arrestuar është Ruzhdi Sadriu vëllai i deputetit të LDK-së, Ali Sadriu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori