Njerëzit mund të mos e kuptojnë se sa ndikon atmosfera në vendimet për ngrënie. Sipas një studimi të ri, ngrënia me ndonjë person me mbipeshë i bën njerëzit të zgjedhin të hanë më shumë ushqime të pashëndetshme.
Hulumtuesit nga Laboratori i Ushqimit dhe i Brendeve në universitetin Cornell dhe Klinika Mjekësore Mayo ftuan 82 studentë të universitetit që të hanin drekë e cila përbëhej nga shpageta dhe sallata, dhe ata u ndanë në katër grupe.
Njërit grup iu bashkua një aktore e veshur me një kostum të trashë e cila kishte bërë zgjedhje të shëndetshme duke ngrënë më shumë sallatë se shpageta, grupit tjetër iu bashkua aktorja e veshur me një kostum të trashë e cila kishte zgjedhur më shumë shpageta se sallatë. Grupit të tretë iu bashkua aktorja e cila kishte zgjedhur ushqim më të shëndetshëm pa kostum të trashë dhe grupit të fundit iu bashkua aktorja e cila kishte zgjedhur ushqim më pak të shëndetshëm pa kostum të trashë.
Pjesëmarrësit e panë aktoren duke e zgjedhur ushqimin para se ta zgjedhnin vetë ata ushqimin, dhe rezultatet treguan se pavarësisht se çfarë kishte zgjedhur për të ngrënë personi i veshur me kostum të trashë, më shumë sallatë apo më shumë shpageta, 31.6 për qind e pjesëmarrësve kishte ngrënë më shumë shpageta.
Pjesëmarrësit madje kishin ngrënë 43.5 për qind më pak sallatë kur personi në kostum të trashë kishte ngrënë më shumë sallatë.
Kjo do të thotë se shumë njerëz mund të bëjnë përzgjedhje të dobët dietare bazuar në njerëzit përreth tyre.
“Shikoni menunë paraprakisht dhe përzgjedhni ushqimin që i përshtatet qëllimeve tuaja dietike”, rekomandon Brian Wansink, bashkautor i studimit, të botuar në revistën “Appetite”. “Ose, në qoftë se shkoni në ndonjë bufe, angazhohuni të zgjedhni porcione modeste të ushqimeve të shëndetshme dhe me këtë synim në mendje, ata që ndodhen rreth jush do të kenë më pak ndikim negativ në atë që e hani”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre