LAJMI I FUNDIT:

Ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në parandalimin e rënies njohëse

Ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në parandalimin e rënies njohëse

Nëse ju pëlqen të çlodheni me pak verë dhe djathë në fund të një dite të gjatë, ne kemi një lajm të mirë për ju.

Rezulton se jo vetëm që janë një kombinim i shijshëm, por të dy mund të parandalojnë individualisht shenjat e rënies njohëse. Çfarë kënaqësie!

Në një studim të vitit 2020 të botuar në Journal of Alzheimer’s Disease, studiuesit e Universitetit Shtetëror të Iowa-s shikuan të dhëna nga 1,787 të rritur të moshave 46 deri në 77 vjeç.

Ata bënë një vlerësim bazë diete midis 2006 dhe 2010, më pas pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët e mëtutjeshëm për zakonet e tyre të të ngrënit dhe të pirit midis 2012 dhe 2013, si dhe nga 2015 deri në 2016. Pjesëmarrësit e studimit dhanë detaje rreth asaj se sa shpesh konsumonin ushqime dhe pije të veçanta, duke përfshirë frutat, perimet, peshkun, mishin e përpunuar, shpendët, djathin, çajin, kafenë, birrën, verën dhe pijet alkoolike.

Ka pasur disa gjetje kryesore nga hulumtimi, por dy nga më të mëdhatë kanë të bëjnë me konsumin e verës dhe djathit.

Së pari, djathi u zbulua se ishte ushqimi më i mirë për mbrojtjen e njerëzve nga problemet njohëse të lidhura me moshën, duke përfshirë edhe të rriturit. Së dyti, konsumimi ditor i alkoolit, por veçanërisht konsumimi i verës së kuqe, u shoqërua me rezultate më të mira njohëse. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori