Ngrënia e çokollatës në mëngjes është e mirë për trurin dhe belin!
Shkencëtarët e Universitetit Syracuse në New York kanë kryer një studim me 969 njerëz të moshave 23 deri 98 vjet. Shprehitë e tyre të të ushqyerit nuk ishin ndryshuar
Eksperimenti kishte treguar se çokollata ka efekt direkt në performancën tonë të aftësive njohës, dhe konsumimi i rregullt e përmirëson dukshëm kujtesën dhe e zhvillon mendimin abstrakt.
Disa vite më parë, hulumtuesit e Universitetit Tel Aviv kishin zbuluar se hanë çokollatë në çdo mëngjes. Ata kishin pohuar se kjo ndihmonte në punën e tyre. Pavarësisht supozimeve se njerëzit duhet të mos konsumojnë çokollatë gjatë kohës kur janë në dietë, është zbuluar se kjo në fakt vetëm sa e ndihmon personin ta humbë peshën e tepërt, transmeton Telegrafi.
“Kur zgjoheni, truri ka nevojë për energji menjëherë”, thotë Dr. Daniela Jakubowicz, libri i së cilës ishte bërë bestseller.
“Mëngjesi është koha e ditës kur trupi e konverton ushqimin në energji. Më vonë, kur hani, trupi dhe truri ende janë në gjendje që i bën ta ruajnë energjinë e ushqimit si rezervë dhjamore. Kjo është se si fitoni peshë edhe atëherë kur hani më pak.”
Çokollata nuk duhet të hahet pas orës 9 në mëngjes. Sipas Jakubowicz, personat të cilët konsumojnë karbohidrate, proteina dhe deserte me 600 kalori humbin më shumë peshë sesa ata që hanë 300 kalori në mëngjes gjatë një kohe më të vonshme gjatë ditës.
Pra, çfarë gjendet në çokollatë që e bën atë të ketë efekte pozitive?
Ekspertët thonë se ka një vlerë ushqyese të quajtur flavanoid, vlerë e cila është tejet e zakonshme në ushqimet bimore dhe përfaqëson mbi 20 për qind të përbërësve që janë prezent në kokrrat e kakaos.
Nivelet e larta të flavanoideve gjenden edhe në çaj, verë të kuqe dhe fruta si rrushi dhe mollët.
Prandaj, herën tjetër që jeni në dilemë nëse duhet të konsumoni pak çokollatë apo jo, më mirë përfshijeni atë në shujtën e mëngjesit. Kësisoj, truri dhe beli vetëm sa do t’ju falënderojnë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë