Në një fshat të Drenasit, kafshët janë duke ngordhur. Sipas banorëve, ato po helmohen gjatë kullotave dhe më pas po ngordhin.
Të njëjtit banorë, po fajësojnë një fabrikë që gjendet në këtë fshatë duke thënë se mbetjet e tyre po ndikojnë tek ngordhja e kafshëve. E në këtë kompani po e thonë të kundërtën, ani pse për T7 veterinarët e kanë konstatuar se ngordhja e tyre ka ardhur si shkak i helmimit.
Këtu është groposur një lopë që ngordhi ditë më parë në fshatin Sankovc të Drenasit.
Pronari i saj, Faton Rashiti, thotë se ajo ngordhi si pasojë e një helmimi nga disa mbetje të një fabrike afër fshatit.
Për disa ditë me radhë kafsha ka qëndruar e sëmurë.
“Ka qendru dy javë, për shkak të materieve të rrezikshme të plumbit s’ka pas mundësi doktori me shëru…”
Ngordhjen e kafshës si pasojë e helmimit, e ka konstatuar veterinari.
Hajrullah Rashiti, që ka kryer studimet e veterinarisë që ka kontrolluar kafshën bashkë me veterinarin, tregon për shenjat klinike që dëshmojnë helmim.
I pranishëm ishte edhe një kimist, i cili flet për ndikimin e materieve kimike në organizëm.
“Është shumë i rrezikshëm, acidi sulfurik brenda akumulatorëve”.
Edhe përfaqësuesi i fshatit Sankoc, Kadri Ajazi thotë se është i njoftuar me shqetësimet bashkëfshatarëve. Pos ngordhjes së lopës, edhe disa dele kanë ngordhur të njëjtën kohë.
“Jemi fshat që gjithmonë jemi marrë me blegtori, tash një fabrikë po shkakton ngordhjen e shtazëve…”
Ajazi këtë çështje e ka ngritur edhe në nivele më të larta përfaqësimi.
Ka edhe banor që thonë se janë detyruar t’i shesin kafshët për shkak se iu kanë helmuar edhe në të kaluarën.
Këtu gjendet deponia afër fabrikës KMI, ku dyshohet se ka ndodhur helmimi. Për shkak të hapësirës së pështatshme për kullosa shpesh banorët i sjellin në këtë zonë kafshët.
Përfaqësues të fabrikës K.M.I (Kosovo Metal Industries) e themeluar më 2005, që asgjëson materialet spitalore dhe bateritë e akumulatorët mohojnë ndotjen e kësaj zone.
Unë bisedova edhe barinjtë dhe pronarët e kafshëve këtu. S’ka lidhje abosulut me ne. I kanë numëruar, 86 lopë ishin atje duke kullos dje, qysh ka mundësi që vetëm njëra me u helmu. Akuzë pa logjikë. Qysh e ka dhanë veterinari këtë letër?
Edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thonë se kompania ka dy leje mjedisore dhe trajtimi i materieve kryhet në monitorimin e plotë të Inspektoratit.
Sipas Hysenit, materialet që sterilizohen në temperaturë mbi 1000 gradë Celsius, nuk shkaktojnë pastaj helmim, pos nëse hidhet material i paricikluar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre