LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrat e ndryshme të zemrave ‘emoji’, në të vërtetë kanë kuptime të ndryshme

Ngjyrat e ndryshme të zemrave ‘emoji’, në të vërtetë kanë kuptime të ndryshme

‘Emojit’ me zemër flasin kur nuk ka më fjalë, ato u dërgohen të dashuruarve, miqve, anëtarëve të familjes ose mbështetësve të një lëvizjeje dhe organizate të veçantë.

Ne përdorim emoji për të shprehur mendimet dhe ndjenjat tona. Një emoji i vetëm mund të zëvendësojë kaq shumë fjalë dhe duket se njerëzit e kanë pranuar këtë mënyrë komunikimi.


Emoji i zemrës mund të një ndër më të përdorurit. Ato vijnë në ngjyra të ndryshme, dhe besoni apo jo, të gjitha ato kanë një kuptim të ndryshëm .

Kuptimi i ngjyrave të ndryshme në emojit zemra

Këto zemra vijnë në të kuqe, portokalli, verdhë, gjelbër, kaltër, vjollcë, kafe, zezë dhe të bardhë. Përdoruesit e internetit mund të zgjedhin të preferuarën e tyre.

Zemra e kuqe

Është emoji klasik i zemrës, që përfaqëson dashurinë në të gjitha format dhe kuptimet. U dërgohet partnerëve, miqve dhe familjes. Zemra e kuqe qëndron për dashurinë, afeksionin, mirënjohjen, lumturinë, gëzimin dhe të gjitha emocionet e mëdha.

Bëni kujdes, nuk doni t’i dërgoni zemrën e kuqe dikujt që sapo keni takuar.

Zemra e verdhë

Qëndron për lumturinë, pozitivitetin, shpresën dhe dashurinë. Zakonisht u dërgohet miqve dhe anëtarëve të familjes. Nuk është zemra që do t’i dërgonit dikujt që ju pëlqen. Ata mund të mendojnë se ju i shihni si miq.

Zemra e gjelbër

Është përdorur midis ambientalistëve dhe vullnetarëve.

Zemra e kaltër

Dërgoja miqve të tu të rinj. Megjithatë, nuk është krijuar për miqtë tuaj më të mirë. Ndoshta duhet ta përdorni për miqësi të reja.

Zemra vjollcë

Ajo vjen me disa kuptime:

  • Dashuria romantike dhe tërheqja seksuale

  • Magjepsje dhe pasuri

  • Mbështetje për ushtrinë

  • Ju thjesht e doni ngjyrën vjollcë

Kaloni nëpër kontekstin e mesazhit që po jepni dhe zgjidhni ngjyrën e duhur. Ndonjëherë mund të përdorni edhe një kombinim!

Zemra kafe

Ngjyra kafe është një simbol i dashurisë së qetë, romancës dhe emocioneve të tjera pozitive. Është përdorur gjithashtu për të përfaqësuar çokollatë në formë zemre. Këto ditë, zemrat kafe përdoren nga mbështetësit e BlackLivesMatter.

Zemra e zezë

E zeza ka kaq shumë kuptime. Mund ta përdorni në një mesazh për një mik i cili po kalon periudha të vështira në jetën e tyre. Me fjalë të tjera, është më e fortë se emoji i rregullt i zemrës.

Zemra e bardhë

Përfaqëson keqardhje/solidarizim ndaj dikujt që ka humbur një të dashur.

Kuptime të tjera

Disa ngjyra përdoren si një simbol për lëvizjet dhe iniciativat. Ngjyra e gjelbër lidhet me sëmundjen Lyme dhe trëndafili qëndron për kancerin e gjirit. Ndonjëherë është përdorur për të shprehur dashuri ose krenari. Kur përdoren zemra me shumë ngjyra, njerëzit shprehin mbështetjen e tyre për komunitetin LGBTQ. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori