Për njerëzit të cilët kanë këtë ngjyrë të syve besohet që janë më të mirë në krevat sesa të tjerët, meshkujt janë shumë të talentuar, ndërkaq femrat shumë joshëse.
Ngjyrën shumë të rrallë të hirtë të syve në nuanca të ndryshme, sipas disa vlerësimeve, e kanë vetëm rreth 3% e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Disa njerëz kanë ngjyrë të hirtë të syve me shtesa të kaltra, të gjelbra apo të kafenjta. Te disa ajo e hirta është ngjyrë e shndritshme, ndërkaq te disa më e errët.
Cilado nuancë që të jetë, për sytë ngjyrë të hirtë thuhet që janë paksa mistikë dhe misteriozë dhe vetvetiu edhe të dëshirueshëm, sepse rrallëkënd nuk e intrigon ndonjë shikim paksa misterioz. Me shekuj kësaj ngjyre të syve ia përshkruajnë disa fuqi të veçanta.
Përse disa njerëz kanë sy ngjyrë të hirtë?
Si edhe te ngjyrat e tjera të syve, edhe e hirta është prodhim i dorës së dytë të gjenetikës, mirëpo i përcaktojnë dy komponentë, pigmentimi i iridës dhe mënyra specifike e shpërndarjes së dritës në vetë iridën.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Human Genetics “, madje 16 gjene mund të ndikojnë në mënyrën e ekspresionit të ngjyrës në iridë, që do të thotë se fëmija mund të lindë me cilëndo ngjyrë të syve pa marrë parasysh ngjyrat dominuese të syve të prindërve të tyre.
Më herët është besuar se ngjyra e syve është e përcaktuar me një gjen dominues.
Ekzistojnë të dhëna antropologjike, të cilat çojnë në konstatimin që njerëzit me sy ngjyrë të hirtë në kohë të lashta kanë jetuar midis detit Kaspik dhe Detit të Zi. Sipas disa hulumtimeve, sytë e hirtë më parë janë shfaqur në kenozoik, përafërsisht para dy deri në tre milionë vjetësh.
A mund ta ndryshojnë ngjyrën sytë?
Nën rrethana të caktuara munden. Kjo ndodh te të gjithë njerëzit me sy të hirtë, mund të varet dhe nga gjendja shpirtërore, nga ajo se si shpërndahet drita si edhe nga shkaqet mjekësore. Për shembull, sytë nuk do të kenë ngjyrë të njëjtë në dritën artificiale dhe në dritën e diellit, në mëngjes apo pasdite.
Kur është fjala për gjendjen shpirtërore ngjyrat mund të ndryshohen,p.sh. kur jeni të pikëlluar dhe qani. Te njerëzit me sy të hirtë ngjyra atëherë mund të bëhet e kaltër. Në ndryshim të ngjyrës së syve ndikon marrja e barnave të caktuara, por edhe alkooli dhe konsumimi drogës…
Nëse ngjyra e syve ndryshon vrullshëm, pa kurrfarë shkaku të veçantë, është mirë të shkoni te mjeku, sepse ndonjëherë mund të jetë fjala për probleme mjekësore, të cilat kërkojnë intervenim urgjent.
Mitet për njerëzit me sy të hirtë
– Në krevat janë më të mirë se të tjerët.
– Dinë mirë t’ua lexojnë mendimet të tjerëve.
– Meshkujt me sy të hirtë seksualisht janë më të talentuar.
– Femrat me sy të hirtë janë shumë joshëse.
– Janë parashikues.
– Meshkujt me sy të hirtë në të kaltër janë trupmëdhenj.
– Femrat me sy të hirtë në të kaltër janë dominuese në seks.
A kanë prejardhje sytë e hirtë nga jashtëtokësorët?
Sado që kjo paska tingëllon pa kuptim, disa njerëz besojnë që ngjyra e hirtë e syve vjen nga llojet të cilat nuk jetojnë në tokën tonë, por vijnë nga galaktika të tjera. Konsiderohet që një pjesë të materialit të tyre gjenetik e kanë bartur njerëzit që nga kohët e lashta.
Edhe një detaj
Ekspertët thonë që njerëzit me sy të hirtë janë të ndjeshëm ndaj rrezeve ultraviolete, andaj në kohën me diell nuk do të duhej të dilnin jashtë pa syze të mira të diellit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën