LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja për dorëzimin e Cybertruck do të mbahet në tremujorin e tretë të këtij viti

Ngjarja për dorëzimin e Cybertruck do të mbahet në tremujorin e tretë të këtij viti

Tesla do të mbajë një event të dorëzimit për Cybertruck-un e saj të shumëpritur në tremujorin e tretë të vitit 2023, tha Elon Musk të mërkurën.

Pas më shumë se tre vjetësh të njoftimit fillestar, prodhimi i Cybertruck pritet të fillojë këtë verë, megjithëse Musk ka thënë se prodhimi në vëllim nuk do të fillojë deri në vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.


“Duhet kohë për të nisur linjën e prodhimit dhe ky është me të vërtet një produkt shumë radikal”, u shpreh Musk të mërkurën. “Nuk është bërë në mënyrën se si janë bërë makinat e tjera”.

I pyetur për specifikat e përditësuara sikurse gama ose veçoritë unike, Musk ngurroi të përgjigjet duke bërë të ditur se ato detaje do të bëheshin të ditura gjatë eventit të dorëzimit. /Telegrafi/