Ngacmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim
Një person është arrestuar pasi i njëjti ka kryer veprën “Ngacmim seksual” ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në Shtime.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Shtime 06.08.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































