LAJMI I FUNDIT:

Ngacmohet seksualisht një i mitur në veri të Mitrovicës

Ngacmohet seksualisht një i mitur në veri të Mitrovicës
Foto: Ilustrim

Një i mitur ka raportuar se një person tjetër (deri më tani i panjohur) e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 27.08.2023 në veri të Mitrovicës.


Ndërkaq sic thuhet në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Me datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/