Nga sot hyn ndalohet pjesërisht lëvizja nëpër pyetjet e Maqedonisë, si masë mbrojtëse ndaj dëmeve që mund të shkaktohen nga njerëzit e papërgjegjshë, siç janë rastet me shkaktimine e zjarreve masive.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” – Shkup, në pajtim me nenin 57 paragrafi 2 nga Ligji për pyjet, dha pajtueshmëri për vendosje të ndalesës së pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore në periudhën kohore prej 6:00 deri më 20:00.
Ndalesa hyn në fuqi nga sot dhe vendoset duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur.
“Ndalesa e pjesërishme për lëvizje në pyje do të hyjë në fuqi prej 24.06.2022 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se është ulur rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore, përkatësisht deri në anulimin e saj”, thuhet në kumtesën e “Pyjeve nacionale”.
Nga atje përmendin se kjo ndalesë e pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore nuk vlen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë pyjore, Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Inspektoratin shtetëror për pylltari dhe gjueti, NP “Pyjet nacionale”, subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike pyjore, prerje, dërgesa dhe transport të drunjve dhe sortimenteve të drurit, shërbimet profesionale të koncesionerëve të kafshëve të egra në gjueti dhe personat që kanë leje me shkrim për lëvizje në pyje.
“Lëvizja do të jetë e lejuar vetëm me leje me shkrim të dhënë nga filialet e NP “Pyjet nacionale” – Shkup për rajonin me të cilin ekonomizon/menaxhon”, thuhet në kumtesë, me ç’rast shtohet se për zbatimin e ndalesës përgjegjës janë të punësuarit e NP “Pyjet nacionale” të cilët kryejnë veprimtari mbrojtje, Policia pyjore dhe MPB.
Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizik të cilët do të rastisën në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet dënim në të holla prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

"Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi", familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

Shala: Nëse vazhdon ikja nga Kosova shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë