LAJMI I FUNDIT:

Nga Shaqiri e Ronaldo te Alisson dhe Torreira, këto janë transferimet më të qëlluara të vitit 2018  

Nga Shaqiri e Ronaldo te Alisson dhe Torreira, këto janë transferimet më të qëlluara të vitit 2018  

Portali i njohur sportiv Goal.com ka bërë një përmbledhje me 15 transferimet më të mira apo të qëlluara të vitit 2018.

Viti 2018 ka qenë vit i transferimeve të mëdha, por edhe befasuese të futbollistëve nga një skuadër në tjetrën.

Edhe në këtë vit ka pasur transferime ku janë paguar shifra astronomike për futbollistë, por edhe për portier.


Të gjitha lajmet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Në vitin 2018 ka pasur mjaft lëvizje, por portali i njohur Goal.com ka përmbledhur 15 transferimet më të rëndësishme, sipas tyre, ku nuk mund të mungonte bomba e verës, kalimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi.

Në këtë listë zë vend edhe transferimi i yllit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri nga Stoke City te Liverpooli, por edhe ai i portierit Alisson nga Roma te Liverpooli dhe shumë të tjerë që kanë rezultuar të qëlluar.

Më poshtë Telegrafi ua sjell 15 transferimet më të qëlluara të skuadrave gjatë vitit 2018.

1.Thomas Lemar – Nga Monaco te Atletico Madridi  

Ish-ylli i Monacos nuk kishte mbështetjen e tifozëve gjatë verës dhe u bë e qartë se koha e tij në Principatë kishte mbaruar.
Megjithatë, Atletico Madridi u hodh në sulm dhe fitoi garën për Lemar dhe ai u bë vlerë e shtuar dhe titullar në formacionin e Simeone, sidomos falë shkathtësisë dhe mundësisë për të luajtur në të dy krahët, si dhe në mesin e fushës.

2.Daley Blind – Nga Manchester Unitedi te Ajaxi  

28-vjeçari Blind me përvojën e tij të madhe i ka dalë në ndihmë talenteve të rinj, si Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong.
Blind ka qenë gjithmonë i pranishëm deri më tani në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato në Eredivisie dhe i ka justifikuar 16 milionë eurot e paguara në verë te Manchester United.
Ky duket një investim shumë i mirë i gjigantëve holandezë, të cilët synojnë titullin këtë sezon, por edhe eliminimin e Real Madridit nga e 16-ta e Ligës së Kampionëve.

3.Andre Silva – Nga Milani te Sevilla

Te Milani ishte një fantazmë, por te Sevilla në La Liga po shkëlqen dhe po shënon pareshtur.
Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i Sevillas në La Liga, me tetë gola deri më sot dhe kjo i ka ndihmuar klubit andaluzian të zë vendin e tretë në klasifikim.
Ndërkohë, zëvendësuesi i Silvas te Milani, Gonzalo Higuain, ka shënuar vetëm pesë gola deri më tani, në Serie A dhe kjo mund t’i bëjë Rossonerët të ndihen të penduar.

4.Joao Moutinho – Nga Monaco te Wolverhampton

Moutinho është i rritur duke fituar trofe në Portugali, por edhe Francë, teksa ka fituar edhe Kampionatin Evropian “Euro 2016”.
Mesfushori portugez nuk është tipi i lojtarit që shënon shumë, por 32-vjeçari është duke bërë mirë në klubin e tij të ri duke i ndihmuar ta kenë një plasman të mirë në tabelë.

5.Andre Gomes – Nga Barcelona te Everton

Barcelona vendosi ta largojë portugezin, i cili nuk po gjente veten në formacionin e tyre dhe nuk po justifikonte paratë e paguara te Valencia.
Por, Evertoni u tregua i gatshëm ta merrte dhe deri më tani duket i kënaqur, pasi ka shfaqur vlerat e tij duke qenë i pakontestueshëm në formacion.
Ai tashmë është bërë një pikë e rëndësishme në formacionin e Evertonit dhe klubi nga Godison Park po shijon qetësinë e pjesës së epërme të renditjes në Ligën Premier.

6.Krzysztof Piatek – Nga Cracovia te Genoa

Piatek shihet si pasues i Robert Lewandowski te Polonia, pasi ka spikatur menjëherë në Serie A duke qenë zbulim i vitit në kampionatin italian.
Klubi gjenovez pagoi vetëm katër milionë euro për shërbimet e polakut, por ai deri më tani ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje të luajtura në Serie A.
Qëndrimi i tij te Genoa është në pikëpyetje pasi disa nga klubet më të mëdha evropiane janë të interesuara për sulmuesin, i cili po shihet si ‘vrasës’ i portave.

7.Arthur – Nga Gremio te Barcelona

Talentet e rinj brazilianë janë gjithmonë në monitorimin e klubeve të mëdha evropiane, ku njëra nga to ishte Barcelona që po kërkonte një zëvendësues për Andres Iniesta.
Barcelona kishte pikasur te Gremio, gjatë ndeshjeve të Copa Libertadores një mesfushor brazilian të quajtur Arthur.
Marrëveshja ishte arritur më herët, por transferimi i lojtarit në Camp Nou u mbyll në afatin e verës dhe Arthur u adoptua menjëherë në ekipin e tij të ri.
Loja e tij e mirë bërë që të tërhiqen krahasime me Xavin, falë pasimeve të shkëlqyera dhe qetësisë së përgjithshme me topin.

8.Xherdan Shaqiri – Nga Stoke City te Liverpool

Erdhi me pak bujë dhe me një çmim të ulët rreth 15 milionë euro nga Stoke, por Shaqiri ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij dhe golat e shënuara.
Ylli me prejardhje shqiptare ka shënuar deri më tani gjashtë gola dhe ka dhënë tri asistime, ndërsa dy golat e fundit erdhën në ndeshjen derbin ndaj Manchester Unitedit.
Shaqiri tashmë është bërë idhull i tifozëve Reds dhe po njihet si njeriu që shkarkoi Jose Mourinhon nga stoli i Djajve të Kuq.

9.Rodrigo – Nga Villarreal te Atletico Madrid

Rodrigo u kthye në Madrid këtë verë, për ta sprovuar veten më shumë. Deri më tani i ka ecur mirë dhe ka justifikuar çmimin e paguar prej 20 milionë eurosh.
22-vjeçari ka fituar vendin e titullarit në ekipin e parë të Atleticos nën urdhrat e Diego Simeones dhe ka luajtur gjithashtu edhe në sfidat e Ligës së Kampionëve.

10.Felipe Anderson – Nga Lazio te West Ham

Anderson u pagua më shumë se 40 milionë euro nga klubi londinez, por deri më tani ka justifikuar çdo cent të paguar për shërbimet e tij.
Sulmuesi brazilian i ka treguar vlerat e tij duke shënuar tetë gola dhe dy asistime, deri tani, në këtë sezon dhe kjo po e ndihmon West Hamin të qëndrojë në pjesën e epërme të renditjes në Ligën Premier.

11.Paco Alcacer – Nga Barcelona te Borussia Dortmund

Alcacer u konsiderua si dështim në Camp Nou, për shkak se nuk shënonte dhe nuk luante në thuajse asnjëherë pa mundur të justifikonte paratë e paguara te Valencia.
Kështu, pak vetë u habitën kur panë që Alcacer u larguar drejt verës te Dortmundi.
Mirëpo, që nga transferimi në Bundesliga, spanjolli ka treguar vlerat e tij duke shënuar 12 gola (më shumë se te Barcelona për tri sezone) dhe duke e udhëhequr Dortmundin si lider i klasifikimit.

12.Cristiano Ronaldo – Nga Real Madridi te Juventusi

Juventusi befasoi të gjithë me transferimin e Ronaldos për 100 milionë euro nga Real Madridit, por deri më tani portugezi ka justifikuar paratë e paguara.
Ylli i Portugalisë ka shënuar deri më tani 14 gola në Serie A në 18 ndeshje të luajtura dhe po tregon pjekuri të madhe dhe lidership edhe në Italia.
Tifozët e Zonjës së Vjetër tashmë e kanë futur në zemrat e tyre dhe e kanë bërë idhull të ri.

13.Lucas Torreira – Nga Sampdoria te Arsenali

22-vjeçari uruguaian u pa me skepticizëm kur erdhi te Arsenali, por Torreira tashmë ishte konfirmuar me paraqitje të mira te Sampdoria dhe kombëtarja e Uruguait.
Paraqitjet e mira që bëri në Kupën e Botës “Rusia 2018” e bindën Arsenalin për të lëvizur dhe për ta blerë mesfushorin e kudondodhur.
Ai e ka shlyer besimin, duke u bërë pikë referuese në zemër të mesfushës së Topçinjve së bashku në partneritet me Granit Xhakën, duke u paraqitur në 13 ndeshje të Ligës Premier dhe duke shënuar dy gola e dy asistime.

14.Joao Cancelo – Nga Valencia te Juventusi

Transferimi i Ronaldos në Torino eklipsoi transferimet e verës në Serie A dhe në të gjitha kampionatet, por një tjetër portugez u ble nga Juventusi dhe doli po aq i suksesshëm.
Cancelo ka qenë një transferim i madh nga Zonja e Vjetër sidomos me ambientimin e tij të shpejt pasi luajti në sezonin e kaluar si i huazuar te Interi.

15.Alisson – Nga Roma te Liverpooli

Liverpooli duket se ka goditur me blerjen e portierit brazilian në këtë pozicion. Alisson u bashkua me Liverpoolin nga Roma për një shifër të majme prej 70 milionë eurosh gjatë verës, por deri më tani ka justifikuar çdo cent.
Me paraqitjet e mira dhe blindimin e portës brazilian ka bërë që të dashurohet dhe idolizohet nga tifozët Reds.
Me brazilianin në portë, skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar vetëm shtatë gola në Ligën Premier duke qenë mbrojtja më e mirë në ligë dhe lider me distancë në krye të renditjes aktuale.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Kalo në kategori