Castello Lukeba mund të largohet nga RB Leipzig këtë verë për shkak të klauzolës së lirimit, por klubi gjerman është i vendosur ta mbajë yllin e tij.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, Liverpool, Chelsea, Manchester United, Newcastle United dhe Real Madrid janë shprehur të interesuar për 22-vjeçarin, ndërsa qendërmbrojtësi është lidhur gjithashtu edhe me Bayern Munich.


Klauzola e lirimit të Lukebas është 80 milionë euro për verën e ardhshme, çka do ta thjeshtonte një transferim. Megjithatë, RB Leipzig nuk ka ndërmend të dorëzohet pa luftuar.

Sipas Sport Bild, Leipzig synon të zgjasë kontratën aktuale të Lukebas, e cila skadon në vitin 2029, dhe gjatë këtij procesi të heqë klauzolën e lirimit, një operacion që nuk pritet të jetë i lehtë duke pasur parasysh interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Lukeba iu bashkua Leipzig nga Olympique Lyon verën e vitit 2023 për 30 milionë euro. Këtë sezon, francezi me këmbë të majtë ka humbur vetëm dy ndeshje zyrtare, ndërsa ka luajtur 90 minuta të plota në çdo tjetër sfidë.

Për të ardhmen e tij, Lukeba ka deklaruar se nuk po mendon shumë për ndonjë klub të ri.

"Qëllimi im është të kthehem në Evropë me Leipzig. Sepse vetëm të shikosh Ligën e Kampionëve në TV është jashtëzakonisht e dhimbshme. Nuk po mendoj për më tej se kaq."

RB Leipzig, aktualisht në vendin e dytë në Bundesliga, ka një argument të fortë për ta mbajtur yllin e tyre edhe për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app