LAJMI I FUNDIT:

Nga qyteti i pushtuar prej një grupi islamik largohen 400 mijë persona

Nga qyteti i pushtuar prej një grupi islamik largohen 400 mijë persona

Rreth 400,000 persona janë larguar nga Maraui, një qytet në jug të Filipineve, që është pushtuar nga një grup islamik, njoftuan sot autoritetet vendore.

Maraui, i konsideruar si kryeqyteti mysliman i këtij vendi me shumicë katolike, u transformua në një qytet fantazmë, pasi luftëtarë që i kishin premtuar besnikëri grupit Shteti Islamik filluan një sulm në qytet më 23 maj, raporton AFP.


Prej më shumë se një muaji, Qeveria ka dërguar avionë luftues, helikopterë të ushtrisë dhe automjete të blinduara për të shtypur këta luftëtarë islamikë.

Luftimet kanë shkaktuar vdekjen e 400 personave, ndërkohë që luftëtarët islamikë vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të qytetit, duke përdorur snajpera dhe pajisje eksplozive për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë.