LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër kamionët me naftë nga Serbia mund të futen në Kosovë

Nga nesër kamionët me naftë nga Serbia mund të futen në Kosovë

Me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, sot është arritur marrëveshja që nga nesër në ora 9:00, do të lëshohen kamionët e Serbisë të futen në Kosovë.

Sipas FoNet, “me ndërmjetësim të Bashkimi Evropian, është arritur marrëveshja që Prishtina zyrtare nesër në ora 9:00, do të përfundojë shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s dhe revokimin e njëanshëm të bllokimit të kamionëve me materie të rrezikshme nga Serbia, ka konfirmuar në RTS Zyra për Kosovë në Serbi”, transmeton Koha.net.


Zyra ka thënë se dy palët janë pajtuar për një zgjidhje të përhershme për këtë problem, dhe javën e ardhshme do të mbahet një rund i veçantë të dialogut në nivel ekspertësh.

Nga 22 marsi, asnjë automjet që ka transportuar materie të rrezikshme, duke përfshirë karburantet e naftës, dhe sipas medieve serbe Kosova ka humbur 100,000 euro.