LAJMI I FUNDIT:

Nga kuponët fiskalë ATK ka rimbursuar mbi 24 milionë euro

Nga kuponët fiskalë ATK ka rimbursuar mbi 24 milionë euro

Drejtori Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri në një konferencë për media tha se në raportin përmbyllës të punës janar-qershor 2017, s ka të arritura të kënaqshme në pasqyrat financiare.

Ai tha se raporti i Auditorit për 2016 është raport i pa modifikuar dhe është raport prej më të mirëve për 2016 në ATK.


“Të hyrat në janar – qershor është një trend i mirë me të hyra prej 192 milionë e 907 mijë e 880 euro ose 15 milionë e 588 mijë e 347 euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2016.

Sipas Imerit është një trend më të hyra prej 8.79 për qind më shumë të hyra të inkasuar në këtë vit sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe janë fiskalizuar 1 mijë e 18 biznese ose 1 mijë 803 pajisje fiskale.

“Kemi pasur një partneritet të mirë dhe interesant me qytetarët për rimbursim me pliko për rimbursim fiskal(kuponë). Kemi pranuar 1 milion e 531 mijë e 872 pliko për dy vjet dhe kanë përfunduar në xhepat qytetarëve 24 milionë e 299 mijë euro që ka qenë një projekt mjaft profitabil për qytetarët”, tha Imeri. /Telegrafi/