LAJMI I FUNDIT:

Nga Komisioni i Venecias kërkohet të mos lejojë interferimin e pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë

Nga Komisioni i Venecias kërkohet të mos lejojë interferimin e pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe me Prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, mbajti një takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar Komisionit të Venecias për opinion për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nëpërmjet një komunikate për medie thonë të kenë kërkuar nga Komisioni i Venecias që të mos lejohet interferimi i pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë.


“Përfaqësuesit e sistemit prokurorial prezantuan dhe mbrojtën qëndrimet e tyre në lidhje me Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kërkuan nga Komisioni i Venecias që të mos lejohet interferimi i pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë dhe të sigurohet pavarësia institucionale, duke u bazuar në parimet më të avancuara ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e KPK-së.