LAJMI I FUNDIT:

Nga kjo pozitë e jogës dhembjet në shpinë zhduken si me dorë: Mjafton t’i ndani vetëm dy minuta në ditë!

Nga kjo pozitë e jogës dhembjet në shpinë zhduken si me dorë: Mjafton t’i ndani vetëm dy minuta në ditë!

Kjo pozitë pothuajse magjike do të forcojë çdo muskul të shpinës, do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe energjinë e mirë nëpër gjithë trupin

Qëllimi themelor i ekstensionit në kuptimin fizik është shtrirja dhe hapja e pjesës së parë të trupit për qarkullim të lirë të frymëmarrjes dhe energjisë, transmeton Telegrafi.

Kështu bëhet ushtrimi:

Ky pozicion është shumë i thjeshtë për ta ekzekutuar dhe mund ta praktikojnë edhe fillestarët absolutë. Theksi i këtij pozicioni vihet në shtrirjen e pjesës së parë të trupit, qendrës së zemrës, stomakut dhe gilcave.

Nga ana tjetër, ekstensionet angazhojnë fuqishëm muskujt e shpinës, si ato sipërfaqësore, ashtu edhe muskujt e thellë të shpinës, andaj janë ushtrime të shkëlqyeshme për forcimin e muskujve të gjithë shpinës.

Ekstensionet bëjnë pjesë në grupin e asanave, të cilat nxehin trupin dhe ngrenë energjinë.

Në këtë pozicion duhet të qëndroni rreth 30 sekonda.

Filloni ditën me këtë ushtrim me disa përsëritje dhe do të jeni të gatshëm për të gjitha sfidat të cilat i sjell dita.

Për ata të cilët kanë më shumë kohë për t’i bërë këto ushtrime, instruktorët e jogës rekomandojnë edhe disa pozicione shtesë, të cilat tërësisht do të relaksojnë muskujt e shpinës dhe do të eliminojnë tensionin.

Për ekzekutimin e tyre ju nevojitet një rreth për jogë apo topi për pilates. Në këtë mënyrë do të liroheni dukshëm më shpejt nga dhembjet.

Në video-xhirimin në vazhdim shikoni si duket i gjithë treningu:

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori