LAJMI I FUNDIT:

Nga java e ardhshme, Instagram nuk e shfaq numrin e pëlqimeve te përdoruesit amerikanë

Nga java e ardhshme, Instagram nuk e shfaq numrin e pëlqimeve te përdoruesit amerikanë

Bëhuni gati për ndryshimin e madh në Instagram.

Të premten, në konferencën “WIRED25” në San Francisco, shefi i Instagramit, Adam Mosseri, ka treguar se platforma do ta zgjerojë testin e fshehjes së pëlqimeve edhe për përdoruesit në SHBA, transmeton Telegrafi.

Ky ndryshim nuk do t’u ndodh të gjithë përdoruesve amerikanë njëherazi, por vetëm disa prej tyre.

Testi i fshehjes së pëlqimeve në Instagram është diçka që ka nxitur shumë debat në industrinë e rrjeteve sociale, ku disa e shohin si tejet fitimprurëse për shëndetin e përdoruesve e tjerët e vënë në pyetje ndikimin që do të ketë në marketingun e personave me influencë, etj.

Testi i parë i këtij lloji është lansuar në Kanada në maj të këtij viti, para se të zgjerohej në shtatë shtete tjera në korrik.

Për momentin, ky test është duke u zhvilluar në këto shtete:

– Australi
– Brazil
– Kanada
– Irlandë
– Itali
– Japoni
– Zelandë të Re

Ndonëse testi ka qenë aktiv për disa muaj, ende nuk dihen të dhënat nga Instagrami se si ka ndryshuar përdorimi i platformës nga ky ndryshim.

Vlen të ceket se ekspertët kanë treguar që numri total i pëlqimeve ka rënë në regjionet ku testi është aktiv.

Sidoqoftë, fakti që Instagrami është duke e zgjeruar këtë testim edhe te përdoruesit amerikanë nënkupton se është duke gjeneruar rezultate, por ende nuk dihen saktë se si janë ato rezultate dhe çfarë ndikime kanë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori