Nga janari i vitit të ardhshëm do të nis të funksionojë Policia e Gjelbër. Gjobat për qytetarët që ndotin ambientin, do të sillen nga 20 deri në 100 euro.
Fahri Fazliu mendon se ideja e fillimit të punës së Policisë së Gjelbër do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e mjedisit në Kosovë.
“Kjo ide është shumë e mirë. Unë mendoj se populli duhet të vetëdijesohet, jo me gjobitje, por vetë duhet të mësohen të mos i gjuajnë mbeturinat në shesh apo ambient”, deklaron për RTV Dukagjinin qytetari Fahri Fazliu.
Edhe Bajram Myzhtreda thotë se kjo do të vetëdijesojë njerëzit që ta ruajnë sa më shumë ambientin.
“Sigurisht ne mendojmë se duhet gjithmonë të shkojmë para me vetëdijesim”, shprehet qytetari Bajram Myzhtreda.
Organizata “Ta pastrojmë Kosovën” është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, dhe sipas përfaqësuesve të saj, me krijimin e kësaj policie ndihma do të jetë shumë më e madhe.
“Duke pasur përkrahje edhe nga policia, mbrojtja e ambientit do të jetë shumë më i lehtë. Secila formë e dënimit po bëhet që të ngrihet vetëdija qytetare. Me Policinë e Gjelbër ata që dëmtojnë ambientin do të jenë më të kujdesshëm”, deklaron Besnik Shabiu nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”.
Ndërsa, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thekson se zyrtarët policorë do të gjobisin qytetarët që ndikojnë në dëmtimin e mjedisit nga 20 deri në 100 euro.
“Gjobitjet për personat fizik dhe juridik do të variojnë nga 20 deri në 100 euro për dëmtime të lehta. Ndërsa për dëme më të mëdha dënimet do të kalojnë 100 euroshin. Afati i pagesës do të jetë 15 ditë dhe do të paguhet vetëm gjysma e gjobës, ndërsa nëse vonohet pagesa shkon në përmbarues privat dhe gjoba do të paguhet e plotë”, thotë Leotrim Sahiti nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ky njësit policor pritet të fillojë punën në janar të vitit të ardhshëm./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë