LAJMI I FUNDIT:

Nga hetimet e para del se taksistët ilegalë thyen xhamin e autobusit të ri

Nga hetimet e para del se taksistët ilegalë thyen xhamin e autobusit të ri

Lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës kanë tentuar të bëjnë fajtorë kundërshtarët politikë për thyerjen e një xhami të një autobusi të ri në Prishtinë.

Mirëpo, ata që e thyen xhamin e autobusit, sipas hetimeve të para të Policisë, janë shoferë të taksive ilegale në Prishtinë, të cilët s’janë pajtuar me vendimin e Komunës për të mos operuar, shkruan Express.


Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në arrestimin e të dyshuarve.