Dua Lipa ka pozuar me një veshje provokuese pas një koncerti të mbajtur në Melburn të Australisë.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat ka veshur një fustan rrjetë, nën të cilin kishte të brendshme të dukshme.


Ashtu siç pritej, dukja e saj shkaktoi reagime të shumta nga fansat që e komplimentuan për dukjen e saj.

dua8 1 (Foto: Instagram/dualipa)

Dukesh surreale”; “Fustani të nxjerr në pah në mënyrë të përsosur figurën. Je një nga këngëtaret më të bukura” – ishin disa prej komenteve në Instagram.

dua8 2 (Foto: Instagram/dualipa)

Ajo është parë edhe në një natë me miqtë, teksa ka shpërndarë fotografi në profilin e saj me përshkimin: “Festa në Melburn”.

Bukuroshja ka vazhduar të marrë vëmendjen e fansave me publikimet edhe gjatë ditës së sotme (e hënë) duke pozuar me sutiene të zeza, teksa në pjesën e poshtme ka të veshura tuta.

dua7 1 (Foto: Instagram/dualipa)

Dy orë pas publikimit, këto fotografi kanë kaluar shifrën prej një milion pëlqimesh. /Telegrafi/

dua5 1 (Foto: Instagram/dualipa)

dua6 1 (Foto: Instagram/dualipa)