LAJMI I FUNDIT:

Nga Fortnite te Fifa, lojtarët e video-lojërave në internet po paralajmërohen për rritjen e mashtrimeve

Nga Fortnite te Fifa, lojtarët e video-lojërave në internet po paralajmërohen për rritjen e mashtrimeve

Lojtarët e videolojërave online si Roblox, Fortnite dhe Fifa po paralajmërohen të kenë kujdes nga mashtruesit, mes shqetësimeve se bandat po synojnë platformat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një hulumtim zbuloi se një e pesta e lojtarëve ose kishin qenë viktima të një mashtrimi të lidhur me lojërat, ose njihnin dikë që kishte një të tillë, por më pak se një e treta thanë se dinin të dallonin një të tillë.

“Mashtruesit janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për t’i mashtruar njerëzit, dhe bota e lojërave video nuk bën përjashtim”, ka thënë Philip Robinson, drejtor i parandalimit të mashtrimit në një nga bankat më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, Lloyd.

“Këto janë shpesh banda kriminale të organizuara të cilët nuk kujdesen për kë po mashtrojnë dhe me kënaqësi merren me lojtarët e rinj për të fituar besimin e tyre dhe për të hyrë në informacionet e tyre personale”.

Hulumtimi zbuloi se lojtari mesatar kalonte 14 orë në javë në ekran dhe se lojtarët po shpenzonin më shumë kohë dhe para, në lojë sesa më parë.

Një krim i zakonshëm përfshin mashtruesit që mashtrojnë njerëzit për të shkarkuar malware në pajisjen e tyre, shpesh përmes shtesave reklamuese të një loje me një çmim më të lirë sesa tarifojnë kanalet zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori