LAJMI I FUNDIT:

Nga fillimi i vitit 2020 kompetenca të reja për komunat e Maqedonisë së Veriut

Nga fillimi i vitit 2020 kompetenca të reja për komunat e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me Këshillin drejtues të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisj vendore, ku janë këmbyer mendimet dhe qëndrimet me qëllim të zhvillimit cilësor dhe zbatimit të procesit të decentralizimit dhe me këtë edhe shërbime më cilësore për qytetarët në nivel lokal.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, u vërtetua konkluzioni për kohën se kur do të zbatohet kjo fazë për decentralizim institucional dhe financiar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është dakorduar që nga një janari 2020 të fillohet me bartjen e kompetencave të reja nga niveli qendror në nivel lokal në fushat ku do të vlerësohet se është e mundshme dhe e nevojshme. Me buxhetin e ri të vitit 20202 do të merren parasysh edhe nevojat financiare të komunave ku duhet të ndihmojë shteti”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Zaev bëri porosi se Qeveria është e gatshme që sa më shpejt të bart kompetenca të reja nga niveli qendror në nivel vendor.

“Me bartjen e 51 milionë eurove për mbulim të borxheve të komunave treguan se si Qeveri jemi të fokusuar të sigurojmë bashkësi lokale funksionale. Mjetet që janë paraparë nga niveli qendror për rrugët dhe për ujësjellësat, do ta lehtësojnë punën e vetëqeverisjes vendore, ndërsa mjetet e paraparë për këtë do t’i drejtojnë për nevoja tjera. Komunat mund të ndihmojnë shumë në zhvillimin ekonomik. Duhet kreativitet në sigurimin e mjeteve përmes projekteve ndërsa integrimet e vendit tonë dhe hapja e bisedimeve me BE-në do të thonë më shumë fonde evropiane dhe më shumë para edhe për infrastrukturë, mjedisin jetësor, projekte në sferën sociale, arsim, kulturë”, deklaroi kryeministri Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori