Nga dita e hëne fillon qarkullimi i rregullt i autobusit Prishtinë - Janjevë

12:"FERDI LIMANI
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se që nga dita e hëne do të fillojë qarkullimi i rregullt të autobusit Prishtinë - Janjevë.
Detajet janë finalizuar në takimin që ka pasur me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, transmeton Telegrafi.
"Ne si Kryeqytet, po ju ofrojmë mbështetje për realizimin e kësaj kërkese, duke siguruar që ky shërbim të përmbushë nevojat e qytetarëve dhe të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e tyre. Linjë qarkullimi të autobusëve do të ketë edhe Prishtinë - Obiliq, për pak ditë, duke i ofruar përkrahje edhe kësaj komune në realizimin e kërkesave të banorëve", ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































