Real Madridi dhe Liverpooli do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet sonte (e shtunë).

Olimpic Stadium i Kievit do të presë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku trofeu synohet nga dy gjigantët evropianë.


Bota e futbollit është ndarë në dysh dhe asnjëra skuadër nuk shikohet si favorite, por me mundësi të barabarta.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka intervistuar shumë legjenda të futbollit, ku i ka pyetur në lidhje me fituesin e finales së Ligës së Kampionëve.

Edhe këta ish-futbollistë, trajnerë e njerëz të sportit janë të ndarë rreth mendimeve të tyre, pasi disa kanë prognozuar si fitues Realin dhe disa të tjerë Liverpoolin.

Portali i juaj Telegrafi ua sjell më poshtë parashikimet e tyre:

Vincente Del Bosque Real Madridi fiton 4-1  

del bosque

Jose Antonio Camacho3-0 për Real Madridin

Camacho

Bruce Grobbelaar Fitore 3-1 për Liverpoolin

Grobbelaar

Cafu Përfundon me barazim 2-2

Cafu

Jerzy Dudek

Barazim 2-2, Liverpool fiton me penallti

Dudek

Esteban Cambiasso

Fitore 3-1 nga Real Madridi

Cambiasso

Steven Gerrard

Të Kuqtë kanë 'shumë shans të mirë".

Gerrard 2

John Toshack

"Zemra ime thotë Liverpooli, por koka Real Madridi".

Toschak

Kenny Dalglish

"Real Madridi ka një aurë rreth tyre, por nuk po luan kundër asaj aureje, po luan kundër skuadrës".

Dalglish

Luis Garcia

Liverpooli fiton 2-1

Luis Garcia

Marcel Desailly

Barazim 3-3

Desailly

Steve McManaman

"Liverpooli janë të fortë dhe të shpejtë,  kështu që unë mendoj se ata do të fitojnë ndeshjen me shumë gola ".

McManaman

Phil Thompson

"Fiton Liverpooli me Salah, Mane, Firmino dhe Bale golashënues".

Thomson

Robbie Fowler

Real Madrid 1-2 Liverpool

Fowler

Royston Drenthe

"Liverpool është në një formë të mirë, por ata luajnë kundër Real Madridit dhe ata duhet ta respektojnë atë".

Drenthe

Manuel Sanchis

"Madrid mund të jetë pak më të mirë se Liverpooli, por kjo është një finale dhe çdo gjë mund të ndodhë".

Sanchis 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app