LAJMI I FUNDIT:

Nga De Bruyne e Salah – gjashtë futbollistët që u larguan nga Chelsea dhe u bënë yje botërore

(Fotomontazh: Goal)

Secilën herë që Kevin De Bruyne apo Mohamed Salah shpallen futbollistë të ndeshjes, tifozët e Chelseat pikëllohen. Dikur emra si këta konsideroheshin si dështime të Blutë, kurse tani ata janë yje të klasit botëror.

Më poshtë jua sjellim listën me gjashtë futbollistët, të cilët u larguan nga Stamford Bridge për t’u bërë emra të mëdhenj të futbollit në klubet pasuese:

Kevin De Bruyne

(Chelsea 2012-2014)


Aktualisht një prej mesfushorëve më të mirë në planet, belgu konsiderohej i papërshtatshëm te Chelsea. Madje gjatë kohës sa ishte te Blutë edhe u huazua te Werder Bremeni, pastaj i transferua te Wolfsburgu dhe nga viti 2015 është pjesë e Manchester Cityt ku po shkëlqen.

Mohamed Salah

(Chelsea 2014-2016)

Egjiptiani iu bashkua Bluve në vitin 2014 nga Baseli, mirëpo luajti vetëm 13 herë në Ligën Premier, pastaj u huazua te Fiorentina dhe Roma, për të nënshkruar më pas kontratë afatgjate me Giallorossët. Ngritja e jashtëzakonshme në formë te klubi italian bëri që Liverpooli ta kthente në Angli dhe pjesa tjetër është histori.

Arjen Robben

(Chelsea 2004-2007)

Arjen Robben dhe këmba e tij e majtë e pandalshme, u shndërrua në një prej anësorëve më të mirë në botë te Bayern Munichu. Por, më herët gjatë karrierës, ai kishte qenë pjesë e Chelseat dhe u kishte ndihmuar Bluve ta fitonin titullin e parë pas 50 vitesh. Në vitet në vijim, holandezi nuk kishte raporte të mira me Jose Mourinhon dhe u largua. Fillimisht te Real Madridi dhe pastaj në vitin 2009 iu bashkua bavarezëve, ku qëndroi për një dekadë dhe fitoi çdo trofe të mundshëm.

Romelu Lukaku

(Chelsea 2011-2014)

Lukaku është duke shkëlqyer që nga transferimi te Interi, porse te Chelsea kishte pasur shumë pak hapësira. Ai u transferua në Stamford Bridge në vitin 2011 nga Anderlechti, por luajti shumë pak dhe u huazua te West Bromwich Albioni dhe më pas te Evertoni. Në vitin 2017 nënshkroi për Manchester Unitedin, ku u nënvlerësua, ndërsa shkëlqimi i tij erdhi te Nerazzurrët, ku po luan nga vitin 2019.

Nathan Ake

(Chelsea 2011-2017)

Mbrojtësi holandez iu bashkua Akademisë së Chelseat nga Feyenoordi në vitin 2011 dhe një vit më pas u përfshi në skuadrën e parë. Por, luajti shumë pak dhe u huazua te Readingu, Ëatfordi dhe Bournemouthi, ku shkëlqeu. ‘Cherries’ arritën ta mbanin për tre vite, mirëpo nuk ia dolën ta ndalnin fuqinë financiare të klubeve të mëdha dhe këtë vit e bleu Manchester City, ku pritet që shkëlqimi i tij të jetë akoma më i madh.

Tiago Mendes

(Chelsea 2004-2005)

Tiago u shndërrua në një prej mesfushorëve më të mirë defensivë në botë, ndërsa Atletico Madridi e fitoi titullin e Spanjës në vitin 2014. Megjithatë, gjatë kohës sa ishte te Blutë, portugezi pati një sezon shumë indiferent. Mirëpo, te Los Rojiblancos kishte shkëlqyer nën urdhrat e Diego Simeonen. Para se të shkonte në La Liga, ai ka luajtur edhe për Juventusin dhe Lyonin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori