LAJMI I FUNDIT:

Nga ajri i ndotur bebet lindin me peshë më të vogël

Nga ajri i ndotur bebet lindin me peshë më të vogël

Ndotja ndikon në lajmërimin e çrregullimit të sjelljeve, siç janë autizmi, çrregullimi i spektrit të autizmit, hiperaktiviteti, deficiti i vëmendjes

Behare Bajraktari


Në një intervistë për BB Green Kosova, Dr. Valbona Stavileci, specialiste e Pediatrisë-Nefrologjisë, ka thënë se efekti i dëmshëm i ajrit të ndotur manifestohet në mënyra të ndryshme dhe të gjithë fëmijët cenohen në mënyrë të njëjtë. Ata, kanë disa karakteristika të veçanta, kanë frymëmarrje më të shpeshtë, prandaj edhe thithin më shumë ajër të ndotur.

“Janë me rritje më të vogël, ku ajri i ndotur apo cilësia e ajrit është më e dobët në lartësitë më të ulëta. Pastaj rrinë më shumë jashtë dhe gjithsesi i ekspozohen më shumë ajrit të ndotur, prandaj kjo bën që gjatë rritjes së tyre organet e tyre të ngecin në atë zhvillim”.

Sipas dr. Stavileci ndikimi fillon edhe në jetën intrauterine, ku ka shumë gjetje dhe hulumtime shkencore që tregojnë se kemi rritje të fëmijës, të frytit në barkun e nënës me të vogël me peshë, më të vogël që në lindje.

“Ka lindje para kohe, por shfaqen edhe anomali të lindura, të cilat përndryshe nuk do të ishin shfaqur. Gjithashtu ka disa hulumtime që tregojnë se ka ngecje dhe në rritje në lartësi deri në 1.40 cm te fëmijët deri në moshën 7 vjeç. Lajmërimi i sëmundjeve kronike dhe zhvillimi i sëmundjeve kronike te fëmijët ndikon në ngecjen në rritje dhe në zhvillim”, thotë ajo.

Dr. Stavileci, për fushatën “Le të flasim për ajrin” inicuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, ka folur edhe për zhvillimi neurologjik të trurit që varet shumë nga cilësia e ajrit dhe sipas mjekes, ka gjetje që në zhvillimin psikik dhe në atë motorik ndikon direkt ajri i ndotur.

“Cilësia e ajrit, gjithashtu ndikon edhe në testet e njohurive, ndikon në testet kognitive, ndikon në lajmërimin e çrregullimit të sjelljeve, siç janë autizmi, çrregullimi i spektrit të autizmit, hiperaktiviteti, deficiti i vëmendjes. Është gjetur se disa hulumtime tregojnë ngecje në testet e arritshmërisë te fëmijët në ditët në të cilën cilësia e ajrit ka qenë shumë e ulët, ku grimcat 2,5 mikron kanë qenë në nivel shumë të lartë” .

Stavileci për BB Green tha se: “Duke pas parasysh se fëmijët janë të vegjël dhe gjatë gjithë jetës së tyre do t’i ekspozohen ajrit të ndotur, zhvillimi i tyre varet direkt nga cilësia e ajrit”.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori