LAJMI I FUNDIT:

Nga 546 rastet e reja me coronavirus, 286 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë

Nga 546 rastet e reja me coronavirus, 286 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirsi kanë humbur jetën nëntë persona, kurse janë regjistruar 546 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), njofton se kanë bërë 1 mijë e 626 testime, prej ku kanë rezultuar 546 raste pozitive, transmeton Telegrafi.


Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 286 raste.

Pastaj, në komunën e Gjakovës 37 raste.

Rekord rastesh, nëntë të vdekur dhe 546 të infektuar me coronavirus për 24 orë
Lexo po ashtu Rekord rastesh, nëntë të vdekur dhe 546 të infektuar me coronavirus për 24 orë

Komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste.

Komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste.

Komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste.

Komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste.

Komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 5 mijë e 2, teksa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/