LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 dhjetori rrymë të subvencionuar do të marrin 233 shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoni

Nga 1 dhjetori rrymë të subvencionuar do të marrin 233 shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoni

Deri dje, kur edhe përfundoi afati për aplikim për energji elektrike të subvencionuar, janë paraqitur gjithsej 233 shkolla fillore dhe të mesme nga të gjitha qytetet e vendit. Gjithashtu janë paraqitur 50 ndërmarrje publike, si dhe 235 subjekte, persona juridik dhe fizik, nga sektori i ushqimit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në konferencë për shtyp, njoftoi se sipas vendimit të Qeverisë, kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë si vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industria e mishit dhe shpendëve do të marrin energji elektrike të subvencionuar përmes “EMV shitje” me çmim 80 euro për megavat/orë, për shkollat ​​fillore dhe të mesme çmimi i subvencionuar do të jetë 95 euro për megavat/orë, po aq sa për ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit dhe largimit të ujërave të zeza që operojnë me stacione pompimi dhe pastrimi.


“Për ata që e shfrytëzuan këtë mundësi dhe u regjistruan, SHA EMV përmes “EMV shitje” së do të fillojë nga data 1 dhjetor me furnizimin e tri kategorive të konsumatorëve që mbulohen nga vendimi i Qeverisë për energjinë elektrike të subvencionuar. Subjektet që deri dje nuk kanë dorëzuar dokumente të plota do të mund ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosen në furnizim të subvencionuar nga 1 janari i vitit të ardhshëm”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për ndihmë të qytetarëve dhe kompanive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori