LAJMI I FUNDIT:

Neymar ndal bisedimet e rinovimit të kontratës me PSG-në: Është gati të kthehet te Barcelona

Neymar ndal bisedimet e rinovimit të kontratës me PSG-në: Është gati të kthehet te Barcelona

Neymar thuhet se ka vënë frenat në bisedimet e tij për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain, pasi ai ka filluar të mendojë se Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelona dhe braziliani të kthehet në Camp Nou.

29-vjeçari ka qenë i hapur në dëshirën e tij për t’u ribashkuar me argjentinasin, me shumë raporte në fund të vitit që lidhnin Messin me një lëvizje në PSG.


Sidoqoftë, gazeta katalunase Ara raporton se Neymar jo vetëm që beson se Messi do të rinovojë kontratën me klubin nga Camp Nou, por ata gjithashtu theksojnë se braziliani ka informuar Barcelonën se do të ishte i gatshëm të kthehej në klub.

Kjo është në përputhje me deklaratat e bëra nga ish-skauti i Barcelonës, Andre Cury.

“Neymar do të luajë me Messin përsëri, jo në PSG por në Barcelona”, ka thënë Cury për El Litoral.

Njeriu që e solli Neymarin te Barcelona, Cury: Ney do të bashkohet me Messin, por jo te PSG
Lexo po ashtu Njeriu që e solli Neymarin te Barcelona, Cury: Ney do të bashkohet me Messin, por jo te PSG

Kthimi i Neymarit në Barcelonë do të ishte i vështirë duke pasur parasysh situatën financiare të klubit, megjithëse ai do të ishte i gatshëm të bënte sakrifica për të kompletuar lëvizjen.

Ndërkohë, drejtorët e Barcelonës nuk kanë përjashtuar kthimin e tij, por ata janë gjithashtu duke mbajtur sytë te Erling Haaland dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori